Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

"Egnatia ekipi më i mirë në Shqipërië". Tetova e ka me dy golat e anuluar, Martini do edhe Kupën

Lapsi.al 25 February 2024
"Egnatia ekipi më i mirë në Shqipërië".

“Sot kishte luftë, futboll i bukur, por mbi të gjitha dy gola te anuluar dhe na vjen keq. Jam shumë i kënaqur me çunat e mi dhe janë më të mirët në Shqipëri. Golat e anuluar? Përderisa ka gjyqtarë për këtë pjesë, nuk jam marrë kurrë me arbitra, ndaj nuk kam interes të përgjigjem". Edlir Tetova i bën elozhe Egnatias së tij, që në fakt nuk fiton prej 4 ndeshjesh, duke thumbuar arbitrin për dy golat e anuluar në barazimin 0-0 me Teutën. "Ne po fitojmë dita-ditës prodhim, po luajmë futboll siç dua unë, po shkojmë drejt portës siç dua dhe ky është interesi më i madh për mua. Pastaj rezultatet do të vijnë".

Lexo më tej: Video/ Joel i anulohet goli në shtesë, Egnatia ndalet mes polemikave nga Teuta: e katërta pa fitore për Tetovën

Tetova pastaj analizon mundësitë që kishte Egnatia për të fituar ndeshjes, duke u kapur fort pas një pike, që me avantazhin ndaj ndjekësve, ngjan e mjaftueshme: "Nuk i ngjan ndeshja-ndeshjes, sot kishim mundësinë të fitonim ndeshjen. Ka episode, por e rëndësishme është për ne që prodhojmë e shkojmë të goli. Më vjen keq për rastet e humbura por shohim përpara, edhe një pikë nuk është keq".

MARTINI: "FUSHË E TENSIONUAR, BËMË MIRË"

“E dinim çfarë ndeshje ishte, forcën e Egnatias, ka ekip shumë-shumë të mirë. Them se bëmë mirë në një fushë shumë të tensionuar siç ishte sot me një ekip siç është Egnatia". Edi Martini mjaftohet me një pikë në shtëpinë e kryesuesve, edhe pse ky rezultat e zbret sërish në zonën e rënies nga kategoria. Tekniku i Teutës, pas 0-0 në Rrogozhinë, duhet të përqendrohet te Kupa, të cilën nuk do ta lëshojë pa e provuar deri në fund: "Kupën? Do ta sulmojmë patjetër, ju do të thoni që nuk kemi lojtarë mjaftueshëm për dy fronte. Por një ndeshje është, do të sforcohemi të gjithë, kam djem që jetojnë për futbollin. Daja doli në nxemje, kërkonte të luante ndeshjen, të gjithë do të bëjnë maksimumin që të luajmë edhe për Kupën”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI