Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Video/ Erzeni përmbys Kukësin, policia zbraz stadiumin: invazion fushe nga tifozët, sulmohen arbitrat

Lapsi.al 25 February 2024
Video/ Erzeni përmbys Kukësin, policia zbraz stadiumin: invazion fushe

Kaos i madh në Kukës, me skuadrën e Devollit që përveçse u mund me përmbysje nga Erzeni, në sfidën mbijetesë, rrezikon edhe skualifikimin e fushës. Shijakasit ia kanë dalë të thyejnë në 'Kukës Arena' vendasit, në javën e 25 të Superiores, duke kapërcyer golin e Salami me Kahrimanovic e Zekën. Ndeshja u shënjua nga invazioni i fushës nga tifozët, pas golit të dytë të skuadrës së Bejzades, që tentuan të sulmojnë arbitrat.

Momente kaosi në fakt kur tifozët u futën në fushë menjëherë pas golit të përmbysjes, i shënuar nga Zeka. Ndërhynë me shpejtësi forcat e rendit, që u rreshtuan në mbrojtje të arbitrave, që ishin shënjestra e tifozëve të pakënaqur kuksianë. Kjo situatë e shëmtuar solli ndërprerjen e sfidës për shumë minuta, me arbitrat dhe lojtarët që qendruan në dhomat e zhveshjes, deri kur u zbraz stadiumi.

Për ndeshjen, Kukësi kaloi në avantazh në pjesën e parë, kur Salami shënoi në minutën e 31’. Goli zgjoi të besuarit e Bejzades, që përmbysi gjithcka në pjesën e dytë. Erzeni e rriti presionin dhe arriti të vendoste ekuilibrin me Kahrimanovic në minutën e 60' falë penalltisë së shkaktuar nga Lala për ndërhyrjen ndaj Dakajt. Pas katër minutash Erzeni përmbysi gjithçka me golin e Zekës në kundërsulm. Pikërisht atëherë tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, duke ndërprerë ndeshjen.

Lexo më tej: Kupa/ Erzeni 'mbyt' Vllazninë pas 10 rezultatesh pozitive: Egnatia ruan trendin e fitoreve me Laçin

Pas marrjes së vendimit të dhënë nga arbitri kryesor i ndeshjes dhe delegati i FSHF-së për boshatisjen e stadiumit, skuadrat u rikthyen në fushë për të luajtur minutat e mbetura, me rezultatin që nuk ndryshoi. Kukësi është gjithnjë e më i fundit me 19 pikë pikë, ndërsa Erzeni shpreson ende te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1aznjw9/goooooooll/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI