Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

200 prezenca me Milan, Theo Hernandez i mbyll derën Bayern: "Më e mira duhet ende të vijë"

Lapsi.al 26 February 2024
200 prezenca me Milan, Theo Hernandez i mbyll derën Bayern: "Më e
Dyqind paraqitje me fanellën e Milanit dhe dëshira për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme në historinë e klubit kuqezi. Theo Hernandez mori pjesë në golin e portugezit Leao kundër Atalantës, duke i shërbyer topin sulmuesit para veprimit të tij individual. Kundër bergamaskëve, anësori francez arriti një moment historik të rëndësishëm me ngjyrat kuqezi: "Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur te 200 paraqitjet". Më pas mesazhi që ftoh zërat e merkatos: “Më e mira nuk ka ardhur ende”. Një titullar i palëvizshëm për Milanin e Piolit, i vendosur gjithashtu me sukses si qendërmbrojtës gjatë periudhës së emergjencës nga tekniku, Hernandez është një nga pjesët e çmuara të skuadrës kuqezi dhe vëmendja për të mes klubeve në të gjithë Evropën nuk mungon. Lexo më tej: Video/ Super Leao nuk mjafton, Atalanta rrëmben barazimin: Gjimshiti një digë për bergamaskët Duke qenë se kushtoi vetëm 21 milionë euro kur mbërriti nga Real Madrid, mundësia e një fitimi të konsiderueshëm kapital mund të joshë klubin kuqezi. Në javët e fundit ka pasur zëra për transferimin në Gjermani, me Bayern Munich gati për të thirrur Milanin për të nisur negociatat. E megjithatë, mesazhi i Theo duket se qartëson edhe një herë synimet e tij të ardhshme: të qëndrojë te Milan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI