Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Calhanoglu dëmtohet, buzëqesh Asllani: turku humbet Atalantën e Genoa, hapen dyert për shqiptarin

Lapsi.al 26 February 2024
Calhanoglu dëmtohet, buzëqesh Asllani: turku humbet Atalantën e

Një motiv shqetësimi për Inter mes festës për fitoren e shtatë radhazi në kampionat. E gjitha lidhet me gjendjen fizike të Hakan Calhanoglu. Gjatë seancës stërvitore në Appiano, mesfushori turk pësoi një dëmtim në aduktor, por gjithsesi udhëtoi me skuadrën drejt Leçes, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes. Analizat që iu nënshtrua sot folën për një “lodhje të lehtë muskulore në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë”. Calhanoglu do të rivlerësohet në ditët në vijim, ndaj do të humbasë rikuperimin e së mërkurës ndaj Atalantës dhe ndeshjen e së hënës, më 4 mars, në shtëpi kundër Genoa.

Synimi për mesfushorin është të kthejnë në 100% për transfertën e Madridit më 13 mars në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions kundër Atletico. Turku ndoshta mund të fitojë një thirrje për në Bolonja (më 9 mars). Me pak fjalë, kohë të ngjashme kthimi me ato të shpresuara për Marcus Thuram.

SHANSI I ASLLANIT

Për Kristjan Asllanin, pra, të paktën edhe dy ndeshje të tjera si titullar në mesin e fushës për të komanduar skuadrën. Mesfushori i kombëtares shqiptare tregoi në Lecce se ndihet mire mes Mkhitaryan dhe Frattesi (asist për golin e parë të Lautaros, që zhbllokoi ndeshjen). Megjithëse të mërkurën Barella pothuajse me siguri do të jetë në vend të ish-lojtarit të Sassuolos.

Lexo më tej: De Rossi i shkel 'syrin' mesfushorit kuqezi: "Frattesi e Asllani do ishin titullarë kudo"

Për sa i përket Calhanoglu, situata po evoluon. Disa ditë pushim para kryerjes së analizave të reja, me shpresën për të marrë lajme të mira nga dëmtimi i kofshës së djathtë. Ai me siguri do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit, por do të përpiqet të jetë kundër Bolonjës. Ndoshta duke bërë disa minuta në pjesën e dytë si zëvendësues, për t'u rikthyer në formacionin fillestar në Cívitas Metropolitano.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI