Flash

Hysen Meta fajëson të motrën: Babain e vrau Hygerta!

Lapsi.al 26 February 2024
Hysen Meta fajëson të motrën: Babain e vrau Hygerta!

Sipas versionit që shpërndau policia për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, rezultonte se krimi u krye nga vëllai i madh, Hysen Meta. Por ky i fundit në sallën e gjyqit ka thënë se ishte e motra Hygerta që shkrepi armën.

Fëmijët e kanë përshkruar të atin si një njeri të dhunshëm, që i kërcënonte vazhdimisht se do t'i vriste. "Na ka kërcënuar se do të na vriste edhe po të iknim" ka thënë Hygerta Meta në sallën e gjyqit, ndërsa të vëllezërit kanë sjellë shembuj se nëna e tyre kërcënohej me vdekje nga i shoqi edhe për një portokall.

https://lapsi.al/2024/02/26/meta-4/

"Babai donte ta fejonte me zor Hygertën" ka treguar Hyseni, që i qëndron të njëjtit version që ka dhënë në fillim për ekzekutimin e të atit. Edhe e motra e ka përforcuar alibinë e të vëllait kur ka treguar se kishte refuzuar fejesën me një njeri që nuk e njihte.

Hygerta Meta, vetëm 19 vjeç ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë, por i ati i kërkonte t'i ndërpriste studimet dhe të fejohej me një emigrant. Pasi e kanë vrarë, fëmijët e groposën trupin e të atit dhe denoncuan në polici humbjen e tij.

Të këshilluara

Grabitje me αrmë në Drenovë të Korçës

Policia njofton se mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë të Korçës, dy persona të maskuar, nën kërcënimin “e një sendi të dyshuar si armë zjarri”, kanë hyrë në d...

20:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI