Flash

Mbetet stok 80% e ‘qepës së ujit’, fermerët në Korçë të pezmatuar: S’rezistojnë më, do i hedhim në kanal

Lapsi.al 26 February 2024
Mbetet stok 80% e ‘qepës së ujit’, fermerët në

Fermerët e fshatit Porodinë, i cili ndodhet vetëm 5km larg Korçës siç shihet në pamje kanë hapur dhe po seleksionojnë qepët e mbetura stok.

Rreth 70-80% e qepëve të zonës nuk po tregtohet. Bëhet fjalë për varietetin e “qepës së ujit” e cila nuk është rezistente ndaj qëndrimit të gjatë. Veiz Mysollari dhe Adil Lika dy prej fermerëve më të mëdhenj të zonës shprehen se kanë qindra kuintal qepë të cilat rrezikojnë të hidhen në kanal, pasi fundi i muajit shkurt sjell dhe degradimin e magazinimit të tyre.

‘Ne sot kemi në stok 300 kuintal. Nuk ka treg, nuk vijnë makinat ti marrim. Nuk kanë fitim as ata të punojnë. Momentalisht me 65 lekë. Pas dy javëve hidhet e tëra në kanal’,- janë shprehur fermerët.

Dy fermerët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mbulimit të tregut nga qepa serbe. Çmimi me shumicë është rreth 60 lekë por për kostot dhe shpenzimet e tyre çmimi duhet të ishte me 120 lekë.

'Me 600 (60 lekë) na i kërkojnë me 500 por ne me 600 (60 lekë) i japim. I lamë lopët iu futëm qepës e lamë qepën iu futëm preshit. Pa llogari s’bëhet. Vetëm një 1kg qep vajti 300 mijë (30 mijë) lekë',- tregojnë ata.

Fshati Porodinë ka rreth 10 kultivues të mëdhenj së kulturës më të hapur bujqësore qepës teksa në zonë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri bujqësor ende pa u shitur qepa e vitit të kaluar./Report tv

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e Ilir ...

20:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI