Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

"Messi, Messi...", Ronaldo provokohet e reagon në mënyrë imorale: sauditët nisin hetimin

Lapsi.al 26 February 2024
"Messi, Messi...", Ronaldo provokohet e reagon në

Cristiano Ronaldo është futur në telashe në Arabinë Saudite. Federata Saudite e Futbollit në fakt ka hapur një hetim disiplinor kundër sulmuesit portugez. CR7 ka bërë një gjest të konsideruar "imoral" gjatë ndeshjes së Saudi Pro League, të cilën Al Nassr e tij e fitoi 3-2 kundër Al Shabab. Pasi shënoi një nga dy golat e tij, CR7 iu kundërpërgjigj provokimeve të tifozëve kundërshtarë që brohorisn "Messi, Messi...". Ronaldo vendosi fillimisht dorën te veshi e më pas në pjesët intime, në mënyrë demostrative ndaj tifozëve.

Cristiano Ronaldo tashmë do të hetohet. Faji qëndron në një mënyrë vulgare të festimit, e cila, nëse në Shqipëri mund të kishte kaluar edhe pa ndëshkim, në Arabinë Saudite është bërë një çështje kombëtare.

Lexo më tej: Video/ “Nuk ishte penallti”: Arbitri tregoi pikën e bardhë, Cristiano Ronaldo i tregoi të vërtetën

Kampioni portugez në fakt ka përfunduar në shënjestër të Federatës Saudite të Futbollit e cila ka hapur një hetim disiplinor për gjestin e konsideruar “imoral”. Në ndeshjen e fituar ndaj Al Shabab, CR7, autor i një dygolëshi në fitoren 3-2 të Al Nassr, iu përgjigj provokimeve të tifozëve kundërshtarë. Ata për të nervozuar portugezin ngritën koret me emrin e rivalit të përjetshëm, argjentinasin Messi. Reagimi i Cristiano Ronaldo nuk është kapërcyer nga askush në Arabinë Saudite. Tani pyetja që ngrihet është: a do të vijë ndjesa? Por, a do të mjaftojë?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI