Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rabiot e McKennie humbasin sfidën me Napolit: francezi konfirmon dëmtimin përmes grafisë

Lapsi.al 26 February 2024
Rabiot e McKennie humbasin sfidën me Napolit: francezi konfirmon
Tre pikët e arritura në kohën shtesë ndaj Frosinones ishin lajmi më i mirë i së dielës për Massimiliano Allegri. Në javën tjetër të kampionatit është një ndeshje në transfertë kundër Napolit, por për trajnerin e Juventus do të jetë një emergjencë e plotë në mesfushë. Në fakt, gjatë ndeshjes kundër verdhebluve, fillimisht Rabiot e më pas McKennie ngritën flamurin e bardhë. Të dy lojtarët do të duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën dy javë. Testet konfirmuan ndjesitë e djeshme. Mesfushori francez dëmtoi gishtin e madh të këmbës së djathtë në një përplasje me Bremer. Ai postoi në rrjetet e tij sociale një foto të grafisë të cilës i ishte nënshtruar. Duket qartë dalja nga vendi e kockës së gishtit. Një dëmtim të ngjashëm ka pësuar edhe amerikani, por në shpatull.

YILDIZ, GJITHÇKA NË RREGULL

Lajmi i mirë për Allegrin vjen nga Kenan Yildiz. Talenti turk u largua dje nga fusha duke prekur kofshën e djathtë. Sot ai iu nënshtrua testeve specifike në JMedical, të cilat përjashtuan komplikacione. Të martën, kur të rifillojë, Yildiz do të stërvitet rregullisht me shokët e skuadrës. Lexo më tej: Video/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

REZULTATI I TESTEVE PËR RABIOT E MCKENNIE

Rabiot, kundër Frosinone, regjistroi ndeshjen e tij të 200 me bardhezinjtë. Kontrollet e mëngjesit të sotëm konfirmuan dislokimin e gishtit të këmbës për francezin dhe dislokimin e shpatullës për amerikanin. Gjendja e të dy lojtarëve do të rivlerësohet në javët në vijim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI