Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Roma zbulon një spiun në Trigoria: është një bashkëpunëtor i Juric, ndërhyn policia

Lapsi.al 26 February 2024
Roma zbulon një spiun në Trigoria: është një
Mysafirë të padëshiruar u shfaqën në Trigoria me rastin e përgatitjeve finale para Roma-Torino. Michele Orecchio, bashkëpunëtor i Juric te Torino, u identifikua i fshehur pranë qendrës sportive verdhekuqe të dielën. Një spiun i vërtetë, që mbërriti pranë fushave ku stërviteshin kundërshtarët e ardhshëm, për të vjedhur disa detaje në kuadër të ndeshjes në Olimpico. Bashkëpunëtori i Juric u ndalua më pas nga policia që vepron çdo ditë në Trigoria. Orecchio kishte me vete disa pajisje teknologjike. I larguar nga forcat e rendit, për ndihmës trajnerin e Torinos kjo nuk do të ishte hera e parë. Vitin e kaluar ai ishte ‘kapur’ tashmë nga bashkëpunëtorët e Mourinho. Orecchio ishte kapur në Trigoria ndërsa me ndihmën e një droni spiunonte stërvitjen e udhëhequr atëherë nga José Mourinho. Në atë rast spiunin e dërguar nga Juric e pikasi asistenti i Special One Nuno Santos, që pasi e zbuloi anuloi seancën stërvitore. Megjithatë, epilogu në këtë rrethanë është i ndryshëm me bashkëpunëtorin e Ivan Juric, i cili ka për detyrë të shkruajë raportin për skuadrat kundërshtare të Torinos. Orecchio u largua nga Trigoria nga policia, ndërsa Daniele De Rossi dhe stafi i tij, të pavetëdijshëm për gjithçka, vazhduan seancën e tyre stërvitore normalisht në kuadër të ndeshjes në Olimpico të planifikuar për të hënën më 26 shkurt në orën 18:30.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI