Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Laçi barazoi me 10 lojtarë, Fagu justifikohet: "Armiku ynë lodhja". Josa del hapur: "Unë frikë nuk kam"

Lapsi.al 26 February 2024
Laçi barazoi me 10 lojtarë, Fagu justifikohet: "Armiku ynë

“Sigurisht na vjen keq për rezultatin, por i tillë është futbolli. Shpresoj që të rregullojmë këto situata të vështira gjatë ndeshjes në të ardhmen. Në stolin e rezervave kemi lojtarë të rinj, por janë pjesë e organikës". Erbim Fagu, i ndalur në barazimin e dytë radhazi, në dy ndeshje me Tiranën, këtë herë ka parë t'i shpëtojë fitorja nga duart nga barazimi i një kundërshtari me 10 lojtarë: "Është e vështirë të ndryshosh rrjedhën e lojës kur nuk ke një organikë të plotë, por kemi ndeshje përpara dhe do i rregullojmë".

Fagu, që megjithatë është rikthyer në vendin e katërt, ka shpjeguar sipas variantit të tij, çfarë nuk shkon me Tiranën: "Siç thashë dhe më përpara, nuk kemi një organikë të pasur. Këta lojtarë kanë luajtur thuajse çdo tre ditë. Armiku ynë kryesor është lodhja fizike. Për të rregulluar kemi shumë, sidomos në aspektin defensivë".

JOSA: "UNË FRIKË NUK KAM"

“Pika është e vlefshme. Unë kam mendimin që pjesën e parë e nisëm shumë mirë. Presuam Tiranën në gjysmëfushën e saj. Pastaj u prishën ekuilibrat me daljen me të kuq të mbrojtësit tonë. Skuadra duhet të tregohej më e qetë". Mirel Josa analizon ndeshjen e Laçit të tij, në barazimin me Tiranën. Fakti që Myrta barazoi kur kurbinasit luanin me 10 vetë nuk mund të mos e kënaqë teknikun: "Të thuash nuk isha i kënaqur me rezultatin është hipokrizi. Duhet t’i përgëzoj çunat për shpirtin e treguar".

Lexo më tej: Myrta i heq fitoren Tiranës: Laçi me 10 lojtarë mban shpresat për një vend në katërshe

Josa pastaj paralajmëroi kthimin e bardhezinjve në lojë për një vend në Final Four: "Unë frikë nuk kam nëse futbollistët i kam në këtë gjendje. Nuk ka kundërshtar të dobët ose të fortë. Thjesht duhet të bëjmë punën tonë më me zell. Mua më intereson vetëm fitimi i tre pikëve".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI