Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mehmeti akuzon rastet e humbura, Osmani shpjegon tërheqjen: "Iu frikësuam gabimit"

Lapsi.al 26 February 2024
Mehmeti akuzon rastet e humbura, Osmani shpjegon tërheqjen: "Iu

“Më vjen shumë keq por ky është futbolli, ndaj është i bukur se është i paparashikueshëm. E dija që Vllaznia do të përgjigjej me kundërsulm dhe kështu na ndëshkoi. Por është edhe meritë e lojtarit dhe për mua është eurogol si e ekzekutoi". Dritan Mehmeti nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen në ndeshjen e rëndësishme me Vllazninë. Goli i Alivodës nuk i la shanse portierit Sali, por edhe shpresave të Dinamos për të dalë me pikë, edhe pse rastet nuk i munguan.

Në fakt, shumë mundësi të humbura ku më flagrantja ishte ajo traversa e goditur nga Vila: "Mendoj që duhej të ruanim qetësinë, ta kërkonim golin jo me ngulm, por në mënyrë logjike. Te pasimi i fundit dhe para portës duhej të ishim të qetë dhe me shpejtësi mendimi. Vila, Zabërgja e Kaçorri kishin mundësi, kjo është ajo që të çon në gabim, nxitimi dhe shpejtësia", shpjegoi Mehmeti.

Lexo më tej: Alivoda i habit të gjithë me golin e tij: rrëzohet Dinamo pas 5 ndeshjesh, Vllaznia e dyta e vetme

Në fund, një opinion edhe për Final Four, nga ku Dinamo mbetet jashtë vetëm për cështje golavarashi dhe ndeshje direkte me Tiranën. "Jo vetëm Tirana, por edhe Laçi e Skënderbeu aty janë - tha Mehmeti -. Nuk duhet të merremi me pjesën e skuadrave të tjera, siç përfituam ne, kanë përfituar edhe ata. E rëndësishme është të jemi më të qetë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës se kampionati është i vështirë".

OSMANI: "OBJEKTIVI ËSHTË I QARTË"

Osmani

“Objektivi është i qartë, që të jemi në katër vendet e para. Sa i përket lojës së sotme, edhe pse fillimi nuk ishte i mirë, me kalimin e kohës u stabilizuam dhe shënuam golin që e ruajtëm deri në fund. Patëm disa raste, edhe Dinamo, por jam i kënaqur me fitoren". Qatip Osmani i gëzohet fitores në ndeshjen direkte me blutë dhe vendin e dytë në renditje. Tekniku ka rinisur marshimin me Vllazninë e tij, edhe pse e vuri në dyshim me tërheqjen në fundin e takimit, kur fati ndali Dinamon të shënonte: "Tërheqja ndoshta ishte e natyrshme, më mirë të jetë tërheqje e natyrshme. Në ato momente kur ke rezultat pozitiv, i frikësohesh një gabimi dhe vetvetiu skuadra tërhiqet në 20 metrat e zonës së vet".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI