Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Myrta i heq fitoren Tiranës: Laçi me 10 lojtarë mban shpresat për një vend në katërshe

Lapsi.al 26 February 2024
Myrta i heq fitoren Tiranës: Laçi me 10 lojtarë mban shpresat

Barazimi i dytë radhazi për Erbim Fagun, pas atij me Teutën në Kupë, që kur tekniku ka marrë detyrën. Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen kundër Laçit, e luajtur në “Elbasan Arena”. Myrta i hoqi fitoren bardhebluve me golin e shënuar në minutën e 78', duke iu përgjigjur avantazhit të Lushkjas, kur bardhezinjtë luanin me 10 lojtarë.

Laçi kërkonte të rikuperonte pikë për tu afruar në zonën e Final Four, ku duhet të kalonte më parë Tiranën, që e paraprinte në renditje. Josa kërkonte ta fitonte takimin e javës së 25 të Superiores, ashtu si edhe Tirana, duke i dhënë jetë një ndeshje me emocione. Tirana pati shansin ideal, kur kurbinasit mbetën me 10 lojtarë. Kartoni i kuq i Paulo Silva në minutën e 18’ ndryshoi lojën e Josës, që u mundua të kontrollonte.

Bardhezinjtë e bënë mirë deri në minutën e 54’, kur Regi Lushkja shënoi golin klasik të ish-it. Avantazhi i Tiranës u duk se mund të mbyste shpresat e Laçit, i thirrur për të rikuperuar një rezultati me një lojtar më pak. E megjithatë, Tirana lëshoi atëherë kur nuk duhej dhe u befasua në minutën e 78’. Myrta, i cili kishte vetëm disa sekonda që ishte në lojë, barazoi rezultatin, duke i dhënë Josës një pikë të çmuar.

Lexo më tej: Najdovski në thyerje të plotë me klubin: Tirana bën prova rehabilitimi të kapitenit

Dështojnë bardheblutë të përfitojnë nga humbja e atyre që qendrojnë më sipër në renditje, Dinamo e Partizani, edhe pse nëndetësen e kanë arritur në renditje. Tirana ngjitet në vendin e katërt, me 35 pikë, po aq sa dhe Dinamo, teksa Laçi ndodhet mes mbijetesës dhe “Final 4” me 30 pikë të grumbulluara në vendin e 7.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI