Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Super Dybala rrëzon Torinon e spiunit Juric: trigolëshi i argjentinasit afron Romën me Champions

Lapsi.al 26 February 2024
Video/ Super Dybala rrëzon Torinon e spiunit Juric: trigolëshi i

Roma mposhti 3-2 Torinon në ndeshjen e javës së 26 të Serie A. Verdhekuqtë arritën fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ngushtojnë diferencën me vendin e pestë të zënë nga Atalanta, duke vazhduar kërkimin për një vend në Champions League. Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Paulo Dybala. Argjentinasi fillimisht zhbllokoi ndeshjen me penallti (42'), më pas iu kundërpërgjigj golit të barazimit të Duvan Zapata (44') me dy gola të shkëlqyer në pjesën e dytë (58' dhe 69'). Autogoli i Huijsen në fund nuk e ndryshoi përmbajtjen. Trigolëshi i parë me verdhekuqtë për argjentinasin dhe Olimpico në delir për djemtë e De Rossit.

DYBALA, PËRTEJ SKEMAVE TË SPIUNUARA

Shkon kot misioni i spiunimit të kërkuar nga Juric për ndihmësin e tij Orecchio. Në Olimpico skemat i theu Dybala, me tre gola që lejuan Romën të mposhtë Torinon 3-2. De Rossi ngjitet në -2 nga Atalanta e -4 nga Bologna, e i gëzohet kampionit të tij që shënoi një super tripletë. Toro luajti një pjesë të parë më të mirë, por më pas duhet të përkulej para magjisë së individit. Atij Paolo Dybala që bëri të dorëzohej një Torino kurajoze, që provoi të merrte rezultat në Romë, por nuk i kishte bërë llogaritë me argjentinasin.

Lexo më tej: Roma zbulon një spiun në Trigoria: është një bashkëpunëtor i Juric, ndërhyn policia

Shtylla e Kristensen në fillim, pastaj Roma kaloi në avantazh në minutën e 42'. Sazonov pengoi Azmoun dhe Sachi akordoi një penallti që Dybala e shndërroi në gol duke mposhtur Milinkovic. Torino barazoi me një goditje me kokë të sulmuesit Zapata dy minuta më vonë. Në pjesën e dytë pastaj argjentinasi mori skenën. Një e majtë nga 25 metra shkoi në këndin e poshtëm duke thyer portierin serb, e pastaj sërish me të majtën befasoi Milinkovic, pas një shkëmbimi me Lukakun. Në fund Ricci shkurtoi diferencën, por nuk mjaftoi për të ndaluar Romën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI