Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Vránë të atin dhe e groposën në oborr, dalin sot para gjykatës tre fëmijët e familjes Meta

Lapsi.al 26 February 2024
Vránë të atin dhe e groposën në oborr, dalin sot para

Dalin sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë tre fëmijët e familjes Meta, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta më 10 shkurt në Shënavlash dhe e kanë varrosur në kasollen e bagëtive.

Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.

Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj. Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistolete e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta. Në dëshminë para hetuesve autori kryesor i krimi deklaron se babai i tyre, ishte autoritar dhe i dhunshëm.

Mirëpo, versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Sipas dosjes hetimore, ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati i vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI