Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron 'përdhunues'

Lapsi.al 27 February 2024
Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron
Pasi Dani Alves u dënua përfundimisht me burg për përdhunim, Barcelona është distancuar në mënyrë drastike nga legjenda e dikurshme e klubit. Tani, në fakt, mbrojtësi brazilian është fshirë nga historia blaugrana. Lojtari me më shumë trofe është dënuar nga një gjykatë spanjolle me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në ambjentet e një diskoteke në Barcelonë. Vendimi erdhi pas disa muajsh hetime në të cilat ish-mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Manchester United dhe Juventus mbeti në burg. Tani Barcelona ka vendosur të marrë masat e duhura në mënyrë që kjo çështje të mos ketë pasoja në imazhin e klubit. Lexo më tej: Fajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro Sepse deri vonë Dani Alves në fakt llogaritej si legjendë nga klubi Balugrana, me të cilin fitoi tre Champions League dhe trofe të tjerë të ndryshëm, duke qenë pjesë e Barcelonës yjore të Guardiolës. Tani, megjithatë, emri i Dani Alves nuk mund të gjendet më në listën e nderit të Barcelonës. Klubi katalanas në fakt ka vendosur të fshijë emrin e tij nga legjendat. E të mendosh që braziliani pranoi të paguhej 1 euro për të ndihmuar klubin katalanas në momentin e krizës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI