Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Spiuni i Trigorias fshaqet edhe në Olimpico... Juric: "Nuk kam asgjë për të thënë"

Lapsi.al 27 February 2024
FOTO/ Spiuni i Trigorias fshaqet edhe në Olimpico... Juric: "Nuk kam

Spiuni i dërguar nga Torino, që u shfaq pranë qendrës stërvitore të Romës, nuk do të kalojë lehtë në anët verdhekuqe. E kështu, pasi Michele Orecchio, bashkëpunëtori i Juric te Torino, u zbulua pranë Trigorias dhe u mor nga policia të dielën, gjatë ndeshjes kundër Torinos, tifozët e Romës shfaqën një pankartë ironike me fjalët "Orecchio spiuni" drejtuar bashkëpunëtorit të Juric.

Ndihmës trajneri Granata ishte fshehur mes pemëve për të spiunuar seancat stërvitore të Romës në Trigoria. Kur u ndalua nga policia, atij iu gjetën me vete pajisje teknologjike. "Së pari duhet të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Nuk kam asgjë për të thënë", kështu komentoi Ivan Juric atë që ndodhi një ditë më parë me bashkëpunëtorin e tij, Michele Orecchio.

Lexo më tej: Roma zbulon një spiun në Trigoria: është një bashkëpunëtor i Juric, ndërhyn policia

Në fakt, nuk ishte hera e parë që nga Torino bëhet kjo sjellje. Vitin e kaluar Orecchio ishte ‘kapur’ nga bashkëpunëtorët e portugezit Jose Mourinho. Ndihmës-trajneri granata ishte kapur në Trigoria ndërsa me ndihmën e një droni spiunonte stërvitjen e udhëhequr atëherë nga José Mourinho. Në atë rast spiunin e dërguar nga Juric e pikasi asistenti i Special One Nuno Santos, që pasi e zbuloi anuloi seancën stërvitore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI