Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Jorginho rrëfen fëmijërinë e vështirë në Brazil: "Nëse doja diçka mamaja ime qante"

Lapsi.al 27 February 2024
Jorginho rrëfen fëmijërinë e vështirë në
Jorginho foli për fëmijërinë e tij të vështirë në Amazon Prime UK, në një video të shkurtër të bërë së bashku me Oasis Charity, një organizatë bamirëse me bazë në Cobham me të cilën mesfushori italian ka bashkëpunuar që nga ditët e tij në Chelsea.

FËMIJËRIA E KOMPLIKUAR

Në një video të shkurtër të xhiruar nga Amazon Prime UK, mesfushori i Arsenal dhe i kombëtares italiane Jorginho foli për fëmijërinë e tij në Brazil. Ai e bëri këtë gjatë vizitës në selinë e Oasis Charity në Cobham, një qytet afër Londrës ku ndodhet terreni i stërvitjes së Chelsea. Oasis Charity punon për të ndihmuar fëmijët, familjet e të cilëve jetojnë në varfëri ose në kushte të vështira në aspekte të ndryshme. https://www.youtube.com/watch?v=0Q-1gyUU168&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.chiamarsibomber.com%2F&feature=emb_logo Së bashku me partneren e tij Catherine Harding, Jorginho foli me menaxheren e Oasis Charity, Caroline Edëards dhe i tregoi asaj për fëmijërinë e tij: "Unë mund ta kuptoj situatën e vështirë në të cilën rriten këta fëmijë, sepse edhe unë, prej nga vij, Brazili, e kam përjetuar këtë. Shumë herë i kam kërkuar nënës sime diçka dhe ajo qante sepse nuk mundej. Më thoshte 'nuk kam para, më fal'. Gjëra si çokollata, apo kosi, ajo nuk mund t'i përballonte. Nëse do të kishte bërë këto shpenzime, ne nuk do të mund të kishim makarona për darkë, për shembull. Tani pozicioni im është ndryshe, por nuk mund të harroj se nga vij".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI