Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Nisbet humbet rastin e bujshëm me portën bosh në të 99': rezultati nuk ndryshoi, por dyshimet janë të mëdha

Lapsi.al 27 February 2024
Video/ Nisbet humbet rastin e bujshëm me portën bosh në të
Rasti i humbur dje nga Joshua Nisbet, mesfushori i Central Coast Mariners, në fund të ndeshjes kundër Melbourne Victory, i vlefshëm për ndeshjen e 18 të A-League (kampionati elitar australian), ishte i bujshëm. Lojtari ishte i vetëm me portën e boshatisur e megjithatë, për ndonjë arsye humbi kohë dhe pastaj gaboi një gol praktikisht të sigurtë. Në minutën e 99', thellë në kohën shtesë, me rezultatin 0-1 për Central Coast Mariners, Melbourne Victory pati një mundësi të fundit me një goditje dënimi nga e majta. Sulmi i fundit i vendasve, që pa edhe portierin, Paul Izzo, të dilte përpara në kërkim të një barazimi, dështoi. Në këtë rrethanë, topi u rikuperua nga mbrojtja mike, që nisi kundërsulmin për të mbyllur ndeshjen.

GABIMI I DYFISHTË I NISBET

Në topin e gjatë të një mbrojtësi, Nisbet vrapoi i patrazuar drejt portës kundërshtare. Pasi mbërriti pranë zonës, me portën plotësisht të pambrojtur, lojtari vendos të afrohet akoma duke lejuar një mbrojtës (Jake Brimmer) të pozicionohet në vijën e portës. Këtu ndodh e pabesueshmja. Me më shumë se gjysmën e portës të lirë, australiani 25 vjecar goditi në këmbët e mbrojtësit kundërshtar. Më pas, topin e rikthyer Nisbet e goditi sërisht, duke e përplasur këtë herë në traversë nga fare pranë. Një gabim surreal, i cili megjithatë nuk ndikoi në rezultatin final të ndeshjes, që u mbyll me fitoren 0-1 të Central Coast Mariners.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI