Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ PSG barazoi me Rennes, Luis Enrique show me një gazetar: "Mbylli sytë e imagjino"

Lapsi.al 27 February 2024
Video/ PSG barazoi me Rennes, Luis Enrique show me një gazetar:
Të dielën në mbrëmje, Paris Saint Germain barazoi në Parc des Princes kundër Rennes (1-1, gola nga Gouiri në minutën e 33' dhe Goncalo Ramos me penallti në minutën e 97'). Rezultati në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Ligue 1 ndërpret serinë e tri fitoreve radhazi të PSG-së në kampionat. E megjithatë, barazimi nuk ndikon në epërsinë e tyre në renditje (54 pikë: +11 ndaj Brest të vendit të dytë). Pas ndeshjes ka ndodhur një shkëmbim batutash interesant mes Luis Enrique dhe gazetarit Alexandre Ruiz. Lexo më tej: Luis Enrique poshtëron Ugarte: "Sot ishte perfekt". Vetëm se lojtari nuk luajti fare Për sa i përket konsideratës në lidhje me aspektet negative të paraqitjes së PSG-së, trajneri u përgjigj: "Lojtarët nuk janë makineri dhe futbolli gjithashtu përbëhet nga këto situata. Të rinjtë kuptojnë gjithçka, mendoj se ti je ai që nuk kupton. Kjo është ajo që unë mendoj kur ti bën pyetjet".

"JE I FIKSUAR, MBYLLI SYTË"

"Si është e mundur që më bën gjithmonë pyetje negative? - vazhdoi Luis Enrique - Je i fiksuar. Mbylli sytë, merr frymë dhe imagjino një diell të bukur dhe një qiell blu. Sigurisht që do t'ju bëjë mirë", përfundoi ironinë e tij tekniku spanjoll.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI