Flash

Çfarë fiton Shqipëria nga përkrahja e Ukrainës? Rama: Po e bëjmë për veten tonë!

Lapsi.al 28 February 2024
Çfarë fiton Shqipëria nga përkrahja e Ukrainës? Rama:

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, pasi ky nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por për të ardhmen.

Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e Ukrainës pavarësisht pasojave, të cilat i lidhi me frazën “nëse i merr të varfrit diçka nuk do ndryshojë gjë, por i pasuri mund të humbasë mendjen”.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë se Shqipëria aspiron për t’u futur në BE, që e cilësoi si ‘jo parajsë, por ferr i gëzueshëm’.

“Çfarë fiton. Së pari ne e kemi mbështetu Ukrainën dhe me paketa mbështetje të cilat nuk janë hua dhe nuk janë as pjesë enjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainën të paguajë mbrapsht. Janë modeste, por këto janë mundësitë tona. Do të bëjmë gjithçka mundemi.

Jemi të vetëdijshëm që për atë front lufte, kjo është diçka shumë e vogël. Po e bëjmë për vete. Nuk është është kërcënim vetëm për Ukrainën, është kërcënim ndaj gjithçkaje që mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nuk duam shpërbërjen e BE, pasi ka hyrë në një luftë të brendshme gërryese, ç’lloj veprimesh janë të justifikuara. Ka pasur shumë sanksione, por ne e dimë që varësia nga gazi apo nafta ruse, nuk është aq e thjeshtë.

Rritja e çmimeve, kostove të jetesës në vendet më të pasura, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik të thotë: “Hë tani nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”. Nëse i merr të varfrit diçka nuk do ndryshojë gjë, por i pasuri mund të humbasë mendjen. Llogaria është shumë e qartë, dhe për në ky është kyçi, por kërkojmë të bashkohemi me Be, Ballkani Perëndimor është i vetmi realitet ndryshe nga Ukraina që rrethohet me kufij të BE-së.

Ne jemi brenda BE fizikisht, por jemi jashtë politikisht prandaj duhet të integrohemi plotësisht, nuk duam ta shohim këtë organizëm të shpërthejë, po të jetë kështu do të mbetemi pa të ardhme. BE nuk është parajsë, por është ferr i gëzueshëm, nuk është i përgjakshëm. Kjo është gjëja më thelbësore që na duhet të kuptojmë.

T’i qëndrojmë Ukrainës në krah jo për të menduar çfarë të fitojmë, por çfarë mund të japim. Nëse vazhdojmë të mbetemi në këmbë, kjo vjen falë aspiratë për tu futur në BE, por do të jetë më e lehtë të kërkohet kaviar shampanjë dhe gjak, në vend të kërkohen”-tha Rama në fjalën e tij.

Të këshilluara

Rama në Samit: Slava Ukraini

Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në ndër të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me këtë shtet. ...

12:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI