Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Guardiola tregon skuadrën që i frikësohet: "Inter po fluturon, mundi Atleticon e do fitojë kampionatin"

Lapsi.al 28 February 2024
Guardiola tregon skuadrën që i frikësohet: "Inter po
Pep Guardiola kupton mirë nga futbolli dhe nga Anglia vazhdon të nënvizojë paraqitjet e Inter në Itali dhe Champions. "Inter po fluturon në Serie A dhe nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, ata do të fitojnë titullin. Zikaltrit i fitojnë ndeshjet me tre ose katër gola diferencë - deklaroi menaxheri i Manchester City, duke u rikthyer për të vlerësuar performancën e Inter -. Në Champions League mundi një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 1/8. Ata janë vërtet të fortë”. “Vitin e kaluar para finales së Champions League kishte nga ata që mendonin se ishim me fat që i gjetëm përballë. Por e patë se çfarë ndeshje doli të ishte – vazhdoi Guardiola, duke u kthyer në aktin e fundit të Champions sezonin e kaluar –. E dinim që ishin të fortë dhe tani të gjithë e kuptojnë këtë”. Lexo më tej: Për Inter i tha jo Guardiolës: Barella refuzoi Manchester City e rinovoi deri në vitin 2029 Një evidentim që e bën të qartë se cilën skuadër Guardiol nuk dëshiron ta ketë përballë Citizens në turneun më të rëndësishëm europian. Të paktën në këtë moment, ku duket se Inter nuk gabon asgjë. E duke patur parasysh sa problematike janë për tu mundur skuadrat italiane, Pep ka menduar më mirë t'i mbajë larg.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI