Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Komplikime në zemër për Zdenek Zeman: anti-juventini i përjetshëm shtrohet pësëri në spital

Lapsi.al 28 February 2024
Komplikime në zemër për Zdenek Zeman: anti-juventini i
Probleme të reja shëndetësore për Zdenek Zeman. Bohemi, i detyruar të largohej nga pankina e Pescara, pas pushimit të detyrueshëm (dhe të gjatë) për shkak të aplikimit të 4 bypass-eve koronare, u shtrua sërish në spital. Komplikacioni bazohet në refuzimin e pretenduar të një prej stenteve të implantuara gjatë operacionit delikat që u zhvillua më 19 shkurt. Nuk përjashtohet mundësia që ndër të tjera ish-trajneri i Parmës dhe Napolit t’i nënshtrohet një operacioni të ri. Lexo më tej: Operacion në zemër për anti-juventinin historik, Zeman: 4 bypass në koronare, e pauzë e tejzgjatur Zdenek Zeman, 76 vjeç, po përjeton një periudhë delikate nga pikëpamja shëndetësore. Anti-juventini i përjetshëm, i njohur për akuzat dhe kritikat për shoqërinë bardhezi, nuk duhet të bëjë asnjë sforcim dhe absolutisht duhet të pushojë. Për këtë shkak erdhi edhe lamtumira nga Pescara, tashmë e udhëhequr nga ish-zëvendësi i tij Bucaro në kampionatin e Serie C. Debutimi i këtij të fundit, të shtunën e kaluar, ishte fitorja 1-0 në shtëpi kundër Lucchese.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI