Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video e mesazhe eksplicite ndaj një punonjëse: Red Bull rrëzon akuzat për Chris Horner

Lapsi.al 28 February 2024
Video e mesazhe eksplicite ndaj një punonjëse: Red Bull rrëzon

Tani është zyrtare: Chris Horner mbetet në vendin e tij si CEO i Red Bull. Hetimi i brendshëm i nisur nga Red Bull në lidhje me "sjelljen e papërshtatshme" ndaj një punonjëseje ka pastruar plotësisht nga akuzat drejtorin e ekipit. "Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se denoncimi është refuzuar - tha skuderia në një deklaratë -. Denoncuesja ka të drejtë të apelojë. Red Bull është i bindur se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”.

Në javët e fundit Chris Horner kishte pasur një takim të gjatë me avokatët e jashtëm të kompanisë austriake për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve. Menjëherë më pas, në pritje të vendimit të brendshëm të grupit të avokatëve të thirrur për zgjidhjen e problemit, CEO mori pjesë si në prezantimin zyrtar të njëvendëshes së re të Verstappen dhe Perez, ashtu edhe në testet në funksion të fillimit të sezonit.

KOMUNIKATA E RED BULL

"Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se denoncimi është refuzuar. Denoncuesja ka të drejtë apelimi. Red Bull ka besim se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm. Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që bashkëpunuan me hetimin. Prandaj ne nuk do të komentojmë më tej për respekt për të gjithë të interesuarit. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet të përmbushë standardet më të larta në vendin e punës".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI