Flash

Vuçiç flet me krenari: Si e ndryshuam deklaratën për Ukrainën në samitin e Tiranës

Lapsi.al 28 February 2024
Vuçiç flet me krenari: Si e ndryshuam deklaratën për

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur me krenari për mediat serbe se si arriti të ndryshojë deklaratën e përbashkët të samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë. Beogradi këmbënguli në heqjen nga deklarata të sanksioneve për Rusinë dhe dënimin e ndikimit rus në rajon.

Në një intervistë për RTS, Vuçiç tha se ka folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për integritetin territorial të të dy vendeve, respektimin e Kartës së OKB-së, por edhe për tema dhe iniciativa të tjera të rëndësishme për paqen. Sipas Vuçiç, zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës.

“Dua t'u them njerëzve në vendin tonë se kur ata shprehin disa qëndrime kundër Ukrainës, duhet të them që nuk e kuptoj. Unë i kuptoj marrëdhëniet tona me Rusinë, i kuptoj gjithçka shumë mirë. Nuk e kuptoj qëndrimin negativ ndaj Ukrainës, sepse Ukraina nuk ka bërë kurrë gjë kundër Serbisë. Dhe dua t'u them të gjithëve se Ukraina nuk e njohu as Kosovën e pavarur” - tha Vuçiq.

Ai tha se ka gjëra ku Serbia nuk mund të bëjë kompromise.

“Ne nuk mund të pranojmë shtete, sepse ajo deklartë do ta njihte Kosovën dhe gjithmonë duhet të keni parasysh një mijë detaje. Ne nuk mund ta pranojmë këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte "ndikimi malinj" i Rusisë.

“Ne kemi disa emra të tjerë për ndikimin malinj të të cilëve mund të flasim. Ne kishim zgjedhje, kështu që e pamë si dukej. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pastaj e hoqën atë perifrazim, e hodhën jashtë”, - theksoi Vuçiç.

Vuçiç konfirmoi se ka dhënë urdhër që rezervat serbe të municioneve, të cilat janë 62%, të rriten në 100 për qind ndaj fabrikat vendore do të duhet të punojnë shumë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Vuçiç i imponohet Tiranës, deklarata për Ukrainën nuk i përmend sanksionet ndaj Rusisë

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe...

19:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI