Flash

10 ditë kohë për tu larguar nga banesat, banorët e një pallati në Durrës në protestë

Lapsi.al 29 February 2024
10 ditë kohë për tu larguar nga banesat, banorët e një

Ditën e sotme banues të një pallati në lagjen 17 pranë Rajonit të Policisë së qytetit të Durrësit kanë dalë në protestë kundër rikonstruksionit të objektit. Ata shprehen se e kanë të pamundur të largohen nga banesa për 10 ditë.

Ata kërkojnë t’i paguhet qeraja për muajt që do të largohen nga shtëpia ose në të kundërt e refuzojnë këtë konstruksion. Banorët tregojnë se kanë përfituar bonusin e qeras gjithashtu kanë përfituar edhe shumën prej 500.000 lekë të reja në përputhje me aktekspertizën e bërë. Sipas së cilës objekti i banuar ka pasur dëmtime të nivelit DS3.

Mësohet se ata janë lajmëruar të boshatisin shtëpitë e tyre sepse pallati sipas rishikimeve të bëra është në nivelin e dëmtimit DS4. Gjatë protestës banorët u takuan edhe me nën kryetarin e bashkisë së Durrësit, Elio Jani i cili u shpreh se konstruksioni ishte në të mirë të qytetarëve, pasi pallati kishte kollonat e dëmtuara. Sipas tij rregullimi i tyre do të zgjaste 3 muaj dhe më pas qytetarët do të ktheheshin të sigurt në banesat e tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI