Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Administrata publike, pa mekanizëm kontrolli për propagandën online

Lapsi.al 29 February 2024
Administrata publike, pa mekanizëm kontrolli për propagandën

Nga Blerina Gjoka

Në një seancë dëgjesash me disa institucione në kuadër të mbledhjes së mendimeve për ndryshimet në ligjin zgjedhor, komisioni bipartizan dëgjoi të enjten edhe DAP-in, ndaj të cilit u ngritën shumë pyetje për një nga shqetësimet kryesore të fushatave zgjedhore, atë përdorimit të burimeve njerëzore publike në fushatën e Partisë Socialiste në pushtet.

Bashkëkryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj tha se administrata ishte nën presioni politik që të përdorte rrjetet sociale për të shpërndarë propagandën e qeverisë dhe të partisë në pushtet, jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë gjithë kohës.

“Ka konstatime në raportet e ODIHR-it për presionin politik, punësime jashtë rregullave gjatë periudhës zgjedhore, administrata publike ka vetëm ‘like' dhe ‘share' në postimet e kryeminisrit çdo ditë të punës, kjo nuk u bie në sy?” pyeti Alibaj përfaqësuesen e DAP, Marcela Kërëku.

Kërëku, që drejton zyrën e Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore në DAP, nuk e hodhi poshtë konstatimin e Alibeajt, por tha se ky institucion nuk kishte mekanizma monitorues për sjelljen politike të nëpunësve civilë.

“Ligji për Shërbimin Civil i ka përcaktuar qartë liritë politike, por dhe kufizimet ligjore,” tha ajo, duke shtuar se “shprehja hapur e qëndrimeve politike është e ndaluar me ligj”.

“Ne si departament vihemi në lëvizje me ankesa, nuk kemi mekanizëm monitorues se sa like e share mund t'i bëhen kryeministrit apo një partie politike,” tha Kërëku, ndërsa solli si shembull se në zgjedhjet e kaluara ishte trajtuar vetëm një rast ndaj të cilit ishte hapur hetim administrativ.

Ndërkohë për përfshirjen e administratës në fushatë, ajo sqaroi se kjo është e ndaluar vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe të jetë në formë vullnetare, jo e detyruar.

“Në këtë rast ne mund të aplikojmë mekanizma monitorues se si zhvillohet kjo e drejtë e tyre,” tha më tej përfaqësuesja e DAP duke saktësuar se edhe në këtë rast hetimet për shkelje disiplinore merren vetëm në kuadër të denoncimeve.

Një tjetër shqetësim i Alibeajt ishte rritja e numrit të punësimeve para zgjedhjeve, por përfaqësuesja e DAP nuk e pranoi si konstatim. Sipas saj, planet e punësimeve bëhen në fillim të çdo viti dhe nuk ka ndonjë diferencë të madhe nga një vit i zakonshëm me një vit zgjedhor dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së është pezulluar procedura e rekrutimit para zgjedhjeve.

Në një proces të kontestuar nga grupimi më i madh i opozitës në parlament i njohur si “rithemelimi, komisioni për reformën po vijon punën e tij që nga janari pas 2 vitesh mosfunksionimi. Para se të kalojnë në propozime konkrete që pritet të ndryshojnë Kodin Zgjedhor komisioni ka ftuar të gjithë institucionet dhe aktorët civilë të interesuar për të dhënë oponionet e tyre për reformën.

Të enjten ky komision mbajti dëgjesa edhe me Autoritetin e Mediave Audiovizive; Agjencinë e Inteligjencës Financiare; Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit, ndërsa Prokuroria e Posaçme nuk i ishte përgjigjur ftesës së komisionit.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve bënë një tablo të rolit të tyre në procesin zgjedhor dhe problematikat e hasura për të kryer këto funksione që ua cakton kodi./BIRN

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje. Një automjet ka përplasur një person me biçikletë, ndërsa mësohet se drejtuesi i biçikletës ndod...

17:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI