Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Çështja Horner është një mister i vërtetë. Ai u lirua nga akuzat, por dalin bisedat në chat: "Ç'do veshësh poshtë?"

Lapsi.al 29 February 2024
Çështja Horner është një mister i vërtetë.

"Çështja Horner" është e destinuar të lërë një gjurmë afatgjatë në këtë sezon të F1 2024, i cili është gati të fillojë. Edhe pse hetimi i brendshëm i Red Bull ka shfajësuar zyrtarisht drejtorin e ekipit, për njëzet vjet në krye të ekipit të themeluar mbi hirin e Jaguar, implikime të reja dalin nga kjo faqe në historinë e ekipit që është rikthyer prej tre vjetësh në krye të Formula 1 falë titujve të Max Verstappen.

SCREENSHOT KOMPROMENTUES

Në fakt, në orët e fundit, screenshot të disa bisedave komprometuese që i atribuohen Christian Horner u zbuluan përmes një emaili anonim dërguar rreth njëqind profesionistëve. Elementë të rinj, të cilët nëse vërtetësia e tyre do të konfirmohej, do të rëndonin si gurë mbi besueshmërinë e drejtorit të ekipit anglez. Gjë që do të rrezikonte edhe një herë pozicionin e tij brenda ekipit kampion bote në fuqi për pilotë e konstruktorë. Disa pasazhe janë mjaft kompromentuese, në një moment të caktuar, për shembull, kolegia e pyet Horner se çfarë do që të veshë të nesërmen në aeroplanin me të cilin do të udhëtojë skuadra. E ai nuk vonon t'i tregojë se gjëja më e rëndësishme është ajo që gruaja do të vishte nën rroba.

Lexo më tej: Video e mesazhe eksplicite ndaj një punonjëse: Red Bull rrëzon akuzat për Chris Horner

Herë pas here shfaqen fytyra të tij që kërkojnë komente. Sidoqoftë, në një moment të caktuar, shihet një foto, e turbullt, pa koment: duket si një gisht. Më pas vazhduan nënkuptimet seksuale, me gruan që për një farë kohe i shkoi lojës. Pastaj, ndryshimi i qendrimit. Ajo kritikoi këta burra të martuar lumturisht, të cilët bëjnë sjellje të diskutueshme. Horner e ndjeu goditjen, u mbrojt, duke kërkuar falje disa herë. E së fundi, Team principal - i martuar me ish-Spice Girls Geri Halliëell, e cila një muaj më parë tha se "nuk u besonte spekulimeve të caktuara" - i kërkoi gruas të fshijë të gjitha bisedat. Horner kishte nuhatur diçka që nuk shkonte dhe ndoshta po përpiqej të merrte masa. Shumë vonë, ndoshta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI