Flash

Drenusha Latifi tregon dhunën e ish-bashkëshortit: Ishim në Sarandë kur...

Lapsi.al 29 February 2024
Drenusha Latifi tregon dhunën e ish-bashkëshortit: Ishim në

Këngëtarja dhe ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi ka rrëfyer mes lotësh dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti.

Gjatë bashkëjetesës në Suedi, Latifi ka treguar se ka qenë viktimë e dhunës së rëndë fizike. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo është shprehur se fëmijët e mitur kanë dëshmuar dhunën në disa raste.

Sipas saj, substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit, mund të ketë ndikuar në agresivitetin e shfaqur nga ish-partneri.

“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetës sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”.

Latifi ka treguar më tej se nga ish-bashkëshorti është dhunuar psikologjikisht pas ndarjes, pasi kërkonte kujdestarinë e fëmijëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI