Flash

Gjermania, “nikoqire” e bisedimeve për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Lapsi.al 29 February 2024
Gjermania, “nikoqire” e bisedimeve për paqe mes Armenisë

Gjermania mirëpriti ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë për bisedime dyditore të mërkurën, pesë muaj pasi Azerbajxhani e rimori rajonin e vet, Karabak, nga shumica armene, duke shkaktuar një eksod masiv të armenëve etnikë.

Azerbajxhani ka qenë tejet kundër përfshirjes së jashtme në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje, me presidentin Ilham Aliyev që e kishte akuzuar SHBA-në se po i vinte në rrezik marrëdhëniet duke ia mbajtur anën Armenisë. Por, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, udhëtoi në këto dy vende në nëntor. Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me Aliyevin dhe kryeministrin armen Nikola Pashinyan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih këtë muaj.

“Kryeministri [Nikol] Pashinyan dhe presidenti [Ilham] Aliyev kanë theksuar se janë të gatshëm për paqe, për t’i zgjedhur çështjet e rëndësishme ekskluzivisht përmes mënyrave paqësore”, tha Baernock në fillim të bisedimeve.

Në dhjetor, dy vendet fqinje të Kaukazit Jugor e lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes të cilës thanë se duan ta arrijnë një marrëveshje për paqe. Armenia e krishtere dhe Azerbajxhani me shumicë myslimane u futën në luftë për herë të parë për shkak të rajonit Nagorno-Karabak më 1988. Pas shumë dekadave armiqësi, Azerbajxhani në shtator e rimori Karabakun, i cili kontrollohej nga shumica armene prej viteve ’90, edhe pse ndërkombëtarisht ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Ofensiva i nxiti shumicën e rajonit prej 120.000 armenëve etnikë të iknin në Armeninë fqinje. Armenia e ka përshkruar ofensivën si spastrim etnik. Azerbajxhani e ka mohuar këtë dhe ka thënë se ata që ikën kanë mundur të qëndronin dhe të integroheshin në Azerbajxhan.

“Tridhjetë vjet konflikt kanë shkaktuar vuajtje të mëdha, humbje jetësh dhe plagë të thella në të dyja anët”, tha Baerbock.

Baerbock u takua ndaras me homologun e vet azerbajxhanas dhe atë armen të mërkurën, para se ta mbante një takim trepalësh. Në mesin e telasheve të mëdha mes dy vendeve fqinje është edhe mungesa e një marrëveshjeje për kufirin, pasi të dyja mbajnë enklava të vogla të rrethuara nga territoret e njëra-tjetrës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë tentuar për shumë dekada ta ndërmjetësojnë një marrëveshje mes palëve./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI