Flash

Konferenca për çështjen Beleri, avokati grek: Ka pasur raste të ngjashme por që janë trajtuar ndryshe

Lapsi.al 29 February 2024
Konferenca për çështjen Beleri, avokati grek: Ka pasur raste

Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit po mbajnë sot një konferencë për mediat, pasi GJKKO shtyu për në datën 5 mars, seancën ndaj tij. Bashkë avokatët në konferencë është edhe Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras dhe anëtar i asamblesë plenare të avokatisë të Greqisë.

Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se në rastin e Fredi Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, dhe u shpreh se ka pasur raste të tjera të ngjashme, por që janë trajtuar ndryshe nga rasti i Belerit.

“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së zotit Beleri dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij.

Meqë prezumiumi i pafajësisë është një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumim i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë.

Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e zotit Beleri, i cili ka dy nënshtetësi”, tha avokati grek.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI