Flash

Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale

Lapsi.al 29 February 2024
Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund

Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracisë, mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon.

Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.

Por në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ikja e trurit është shfaqur si një nga çështjet më të rëndësishme përkatësisht 41% dhe 27% të të anketuarve që e kanë theksuar atë si një problem kritik, me rritje nga viti i kaluar.

Ekspertët e KRB-se vënë në dukje se, kjo tendencë, veçanërisht në Shqipëri, mund të lidhet me valët e reja të migracionit dhe një rritje e kërkesave për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Bosnje dhe Hercegovinë, 29% e të anketuarve identifikojnë ikjen e trurit si çështja e tretë më urgjente, që tregon një rritje prej 8 pikësh nga viti 2022.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që koordinon Nismën e Berlinit vë në dukje se plakja e popullsisë kontribuon në një sfidë demografike, duke ndikuar negativisht tregjet e punës, produktivitetin ekonomik, dhe sistemet e mirëqenies sociale.

Largimi i të rinjve dhe sidomos atyre me aftësi rrit pabarazitë në të ardhura, punësim dhe zhvillim të infrastrukturës dhe mund të bëhen shkaqe për tensione të mundshme sociale.

Ikja e vazhdueshme e trurit dhe migrimi i fuqisë punëtore nga rajoni përfaqësojnë çështje urgjente që duhen zgjidhur, pasi mund të ndikojnë negativisht stabilitetin ekonomik dhe më pas tronditin sigurinë në të gjithë rajonin.

Emigrimi i punonjësve të kualifikuar dhe i talenteve të rinj mund të vazhdojë nëse mundësitë dhe perspektivat ekonomike për rritje dhe zhvillim mbeten të kufizuara vë në dukje KRB.

Ekspertët e sigurisë në Rajon theksojnë se, sfidat ekonomike të paadresuara do të kenë ndikim shkatërrues në strukturën sociale. Vështirësitë ekonomike mund të tensionojnë kohezionin social, të përkeqësojnë pabarazinë dhe të nxisin pakënaqësinë, duke çuar potencialisht në trazira sociale dhe jostabiliteti politik.

Rënia e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve ka të ngjarë të nxisë bizneset që të kërkojë zëvendësimin e fuqisë punëtore, gjë që do të ndërlikojë më tej tensionet e brendshme, analizojnë ekspertët e sigurisë.

Ata bëjnë thirrje se, adresimi i sfidave ekonomike mund ta bëjë Rajonin më të sigurt./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI