Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pogba lajmëron apelin: "E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping"

Lapsi.al 29 February 2024
Pogba lajmëron apelin: "E kam zemrën të thyer, vendim i
Pak orë pas skualifikimit për 4 vjet për doping, Paul Pogba thyen heshtjen. E këtë ai e bëri duke përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet. “Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping (GJKA) dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe me zemër të thyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë. Por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez. "Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara. Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti apo mashtruar sportistë të tjerë dhe tifozë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur për ose kundër. Si rezultat i vendimit të shpallur sot do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shtoi Pogba.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI