Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Berisha: Dumani me tre apartamente, një ia fali kisha!

Lapsi.al 1 March 2024
Berisha: Dumani me tre apartamente, një ia fali kisha!

Në mesazhin e tij të përditshëm për protestuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin në pikën e tij më të fortë, reputacionin si një njeri i pakorruptuar.

Berisha e quajti Dumanin "të ndershmin e Edi Ramës" duke thënë se në deklaratën e pasurisë ai ka tre shtëpi, megjithëse kishte të deklaruar vetëm rrogën e shtetit, ndërsa bashkëshortja merrej me përkthime. Sipas Berishës, Altin Dumani ka deklaruar se një nga shtëpitë që ka, ia ka falur kisha.

"Çfarë mund ti thuhet Dumanit të partisë, këtij të ndershmi, siç gabojnë verbërisht disa, që në 2016 do të deklaronte 3 apartamente, pa asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës së shtetit dhe disa parave me përkthime nga e shoqja. Nga 3 apartamentet, Dumani i ndershmi i Edi Ramës, deklaron se njërin ja ka fal kisha.

https://youtu.be/GEDJ5f0N1rY?t=367

Do të ju bëj një pyetje ju, do të ju bëj një pyetje: A ka kishë në botë, xhami në botë, teqe në botë që mund ti fal atij që ka strehë dhe apartament, një apartament tjetër. Por Zoti vesh çdo kishë, çdo xhami, çdo teqe nëse vepron në këtë mënyrë. Daman-zaman je një mashtrues kriminel që korrupton kishë dhe çdo gjë dhe të ta korruptuar Edi Rama.

Si bëhesh ti me tre apartamente, me rrogë. Pyeteni veten shqiptarë, cili rrogëtar i shtetit mund të behët me 3 apartamente pa pasuri të tjera.

Asnjë i vetëm, përveç Dumanit.

Dumani është i vetmi zyrtar që i pjell rroga apartamente, sepse fsheh të ardhurat dhe ryshfetet që merr.

E gjithë historia me atë që përballeni ju o luftëtarë të vërtetë, njerëz të të vërtetës, është histori krimi, histori turpi.

Kjo është drejtësia e re. Po atëherë a mund të pyesni pak; çfarë është drejtësia e re? A nuk është drejtësia e re, drejtësi e krimit. A nuk është drejtësia e re, strofulla e kriminelëve" u shpreh Berisha, nga dritarja e shtëpisë së tij, ku po qëndron i izoluar.

Kreu i opozitës është në arrest shtëpie megjithëse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI