Flash

BIRN: Pasi dha për pallate portin e Durrësit, qeveria përdor paratë e taksapaguesve për port të ri

Lapsi.al 1 March 2024
BIRN: Pasi dha për pallate portin e Durrësit, qeveria përdor

Ndryshimet në buxhetin e shtetit të vitit 2024 parashikojnë që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano pasi porti ekzistues i Durrësit u dha për ndërtim pallatesh.

Taksapaguesit shqiptarë pritet të shpenzojnë minimalisht 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një porti të ri për vendin pasi qeveria fali me kontratë koncesioni të negociuar pa garë portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Koncesioni i Marinës së Durrësit, i cili u miratua me ligj special në parlament, pritet t'i kushtojë shqiptarëve jo vetëm koston e ndërtimit të një porti të ri por edhe kostot potenciale të padive gjyqësore të hapura nga kompanitë e ndryshme, kontratat e të cilëve u ndërprenë në mënyrë të papritur nga vendimi po aq i papritur i qeverisë për të privatizuar portin kryesor të vendit.

Së paku dy kompani kanë dorëzuar kërkesa për dëmshpërblim në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, një zyrë e Bankës Botërore, e cila funksionon në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në të cilën Shqipëria është palë.

Qeveria e kryeministrit bëri ndryshime në ligjin për Buxhetin e Shtetit dhe, në kundërshti me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkesat e Komisionit Evropian, synoi të minimizojë debatin publik mbi çështjen duke i prezantuar ndryshimet përmes një Akti Normativ, i cili shmang procedurat e rregullta parlamentare, supozohet për shkak të emergjencës.

Sipas ndryshimeve, 9.8 miliardë lekë do të duhet të jepen këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatave private, në të cilat, në së paku në një rast, u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesionon. /birn

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI