Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Fitorja jonë më e fortë, tani jam i qetë”. Gvozdenovic në Final Four, Josa me keqardhje: “Janë më mirë”

Lapsi.al 1 March 2024
“Fitorja jonë më e fortë, tani jam i qetë”.

“Sot ishte shumë shumë sfidë e rëndësishme, jemi mirë dhe jo shumë mirë. Ishte një transfertë e vështirë, i përgëzoj djemtë për lojën, është një 3-pikësh i rëndësishëm. I gjithë kampionati është i hapur”. Ivan Gvozdenovic sheh gjithcka me optimizëm pas fitoren 0-1 në Laç. Skënderbeu është tashmë në zonën Final Four dhe suksesi zhyt -7 një pretendent direkt për objektivin. “Deri tani jemi në një vend të mirë dhe çunat meritojnë të mirën, Fituam me një skuadër me eksperiencë. Pika më e fortë e Skënderbeut, është harmonia, dhe sot sulmuesi bëri maksimumin.

Gvozdenovic forcoi konceptin, duke evidentuar rëndësinë e kësaj fitore në transfertë: “Kjo është fitorja më e fortë nga ana jonë. Mendoj që do të rrimë këtu, por si do të rrimë ama. Do të shohim si do të reagojmë. Tani jam i qetë me 37 pikë, por me futbollin s’ka qetësi dhe prapë do fillojë stresi me Vllazninë”, e mbylli tekniku serb.

JOSA: “KANË GJENDJE MË TË MIRË”

“Rastet e krijuara janë evazive. Nuk mund të mendoj që Skënderbeu është më i mirë se ne, por gjendja e tyre është më e mirë. Silva është lojtar bazë i yni, në momentin që e kishim të pamundur aktivizimin e tij. Kjo ishte zgjidhja jonë, por në ato momente duhet të ishim më të kujdesshëm duhet të ishim më individual, dhe kjo solli humbjen e sfidës”. Mirel Josa mundohet të shpjegojë humbjen në shtëpi 0-1 me Skënderbeun, që ka kompromentuar rëndë objektivin e bardhezinjve.

Lexo më tej: Nikaj, një ‘skifter’ në Laç: Skënderbeu triumfon në shtesë, kurbinasit ndalen nga traversa

Tekniku tregoi çfarë nuk shkoi në lojën e të tijve, pa përdorur lojëra fjalësh: “Kishim problem në goditjen e zonave boshe nga dy lojtarë në qendër të fushës. Gatishmëria për të dalë përpara portës, duhet të kishim qenë më të qetë. Ne do shkojmë të luajmë futboll në Rrogozhinë, duhet të shohim sot mundësitë tonë dhe freskinë e skuadrës deri ditën e martë”, tha Josa.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI