Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Fotot e para të zonës VIP të stadiumit Bernabeu janë të pabesueshme: duket si hotel ultra luksoz

Lapsi.al 1 March 2024
Fotot e para të zonës VIP të stadiumit Bernabeu janë të

Për inaugurimin e zonës VIP të stadiumit Santiago Bernabeu është pothuajse gjithçka gati: flitet për fundin e majit ose fillimin e qershorit, por fotot e brendshme kanë filluar të qarkullojnë në internet.

SANTIAGO BERNABEU I RI

Nga Florentino Perez dhe nga një klub kaq i lavdishëm si Real Madrid, sigurisht që nuk mund të pritej një stadium i çfarëdoshëm, por fotot që kanë qarkulluar në internet javët e fundit shkojnë përtej imagjinatës. Më shumë se struktura e një stadiumi, duket se sheh një hotel ultraluksoz. Muajt e fundit stadiumi kishte prezantuar barin inovativ të lëvizsshëm, çatinë e lëvizshme, ekranet maxi rrotulluese 360° por mbi të gjitha mikrosistemin për prodhimin e birrës në mënyrë të pavarur.

Lexo më tej: Real Madrid-Sevilla, arbitri u zëvendësua pas 'anatemës' së hedhur nga Kroos. Plasin polemika në Liga

Megjithatë, qershia mbi tortë u shfaq vetëm orët e fundit dhe është skena super VIP, e krijuar nga studio spanjolle Room 1804. Bëhet fjalë për një studi të specializuar në arredimin e brendshëm të hoteleve luksoze. Dhe në fakt zona VIP ka 200 vende, me më shumë se 400 metra katrorë ekrane, me një lokal të madh qendror dhe një disko e restorant anash. Me pak fjalë, të shohësh ndeshjen do të jetë pothuajse dytësore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI