Flash

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, hapet procedura 1.8 mln euro për shërbimet mbështetëse

Lapsi.al 1 March 2024
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, hapet procedura 1.8 mln euro për

Një tjetër projekt për hekurudhat duket se është afër nisjes së zbatimit.

Hekurudha Shqiptare njoftoi këto ditë se është në kërkim të një konsulenti që do të ndjekë zbatimin dhe monitorimin e projektit që lidhet me rehabilitimin e linjës Durrës-Rrogozhinë. Në faqen Komisionit Europian Hekurudha Shqiptare publikoi çeljen e procedurës dhe detajet e nevojshme ku ndër të tjera edhe fondin limit që është 1.8 milionë euro pa TVSH. Afati për zbatimin e projektit sipas të dhënave në faqe llogaritet në 60 muaj.

“Shërbimet Mbështetëse dhe Mbrojtëse për Zbatimin e Projektit, për rehabilitimin e linjës hekurudhore midis Durrësit dhe Rrogozhinës. Shërbime konsulence në ndërtim – Shqipëri Përshkrimi: Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 40 km të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë.

Enti Prokurues kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar mbështetjen e zbatimit dhe ruajtjen e shërbimeve të monitorimit, “Shërbimet”, para, gjatë dhe pas ndërtimit. Vlera e parashikuar pa TVSH: 1.8 milionë EUR. Kohëzgjatja: 60 Muaj Afati i fundit për pranimin e ofertave: 20/04/2024 – 10:00:00” thuhet në njoftimin e bërë nga Hekurudha që është autoriteti kontraktor për projektin.

Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria shqiptare arriti që të përfitonte një grant 62 milionë euro për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Kostoja totale e projektit llogaritet në 120.5 milionë euro. Projekti merr rëndësi të veçantë pasi është pjesë e Korridorit VIII, një nga dhjetë korridoret e transportit Pan-Evropian. Në dokumentet paraprake të publikuara për projektin nënvizohej se përveç të qenët pjesë e Korridorit VIII, ky segment përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh).

Zona e projektit përfshin tre bashki si Durrësi, Kavaja dhe Rrogozhina dhe për secilën prej tyre tashmë është bërë një vlerësim ndikimi i veçantë. Vija hekurudhore e projektit ndjek atë ekzistuese dhe pas rehabilitimit parashikohet që trenat të kenë shpejtësi 120 kilometra/orë. Rigjallërimi i sektorit hekurudhor ka përfshirë një sërë projektesh të tillë si Tiranë-Durrës që është në zbatim dhe pritet të finalizohet këtë vit, projekti Vorë-Hani i Hotit marrëveshja e financimit me BERZH që u nënshkrua këto ditë në Londër si dhe projekti për lidhjen me Kosovën.

Marrë nga Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim muaji

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96...

08:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI