Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Klasikja, në tempullin e futbollit: Vllaznia pret Tiranën në Loro Boriçi, me sytë nga Dinamo

Lapsi.al 1 March 2024
Klasikja, në tempullin e futbollit: Vllaznia pret Tiranën në Loro

Mbërrin Klasikja, një nga ato ndeshje që zbukurojnë futbollin në Shqipëri. Java e 26 e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet mes të premten dhe të shtunën. dhe e gjithë vëmendja është në përplasjen mes Vllaznisë e Tiranës. Klasikja do të luhet në Loro Boriçi, ndeshje mbi të cilën është drejtuar edhe interesi i Egnatias, Partizanit e Dinamos. Tre prej sfidave do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa dy takimet e tjera të kësaj jave do të luhen më 2 mars.

Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – Dinamo City janë dy ndeshjet hapëse të javës së 26 të kampionatit. Pas fitores ndaj Partizanit në shtëpi, korçarët do të udhëtojnë këtë javë drejt Laçit. Gvozdenovic kërkon të qendrojë në luftë për Final Four, por duhet të mundë një skuadër që në 25 javë kampionat ka 12 barazime. Takimi do të luhet në stadiumin e Laçit duke nisur nga ora 13:30. Në të njëjtën orë, Egnatia do të presë në shtëpi Dinamo City. Kryesuesit pas hapave të fundit të gabuar, kërkojnë të kthehen në shinat e fitores. Tetova e Mehmeti e dinë mirë që nga kjo ndeshje mund të varen shumë gjëra, sidomos për nëndetësen që shpreson të rikthehet në katër më të mirët.

Lexo më tej: Video/ Skënderbeu fiton me një penallti, dy përjashtime e sherr me Partizanin: kthim i hidhur në Korçë për Shehin

Ndeshjet e kësaj dite do të mbyllen me sfidën Partizanit – Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në ora 17:00. Të kuqtë vijnë nga humbja në Korçë dhe shpresojnë të ndryshojnë rrjedhën e rezultateve. Kukësi është në rënie të lirë, por Devolli nuk ka ndërmend të dorëzohet pa e provuar.

TË DIELËN LUHET KLASIKJA

Ndërkaq, të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera mjaft emocionuese të javës së 26-të. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 17:00. Osmani kërkon të tregojë forcën kundër një favoriti për Final Four. Fagu në anën tjetër është në kërkim të fitores së parë në krye të Tiranës. Po të njëjtën orë do të përballen me njëra-tjetrën edhe Teuta me Erzenin, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI