Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mourinho rrëfen dramën e tij në futboll: "Kam qarë vetëm një herë për një humbje. Isha në makinë"

Lapsi.al 1 March 2024
Mourinho rrëfen dramën e tij në futboll: "Kam qarë
Karriera e José Mourinho është e mbushur me suksese që e kanë çuar në majat e futbollit botëror. Një karrierë, megjithatë, e shënjuar edhe nga disfata të hidhura. Mes tyre, ajo kundër Bayern Munich (si trajner i Real Madrid) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League 2011-12. Një ndeshje që portugezi e mban mend mirë, si rastin e vetëm në të cilin shpërtheu në lot në makinë, teksa kthehej në shtëpi.

“KAM QARË NË MAKINË PARA SHTËPISË SIME”

“Ajo natë ishte e vetmja herë në karrierën time kur qava pas një disfate”, tha Mourinho në intervistën për Prime Video Sport. “E mbaj mend mirë atë moment, unë dhe Aitor (Karanka, zëvendësi i tij te Real Madrid, red.) shpërthyem në lot në makinë, para shtëpisë sime. Ishte shumë e vështirë, sepse ishim më të mirët atë vit”. Lexo më tej: Mourinho ndez polemikat: "Më flakën nga Roma për fajin e dikujt që kupton pak nga futbolli"

TELEFONATA E MENDES

“Ndërsa po kthehesha në shtëpi, më telefonoi Mendes (menaxheri i CR7, red.). Ai më kërkoi të shkoja në shtëpinë e Cristianos sepse ai ishte shumë i dëshpëruar pas disfatës. Në atë moment u përgjigja: , por thava lotët e mi dhe shkova në shtëpinë e tij, të dy ishim të shkatërruar".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI