Flash

Regjisori zbulon detaje rreth vdekjes së Heath Ledger

Lapsi.al 1 March 2024
Regjisori zbulon detaje rreth vdekjes së Heath Ledger

Regjisori Stephen Gaghan së fundmi ndau detaje të reja mbi vdekjen tragjike të aktorit Heath Ledger në podcastin e Malcolm Gladwell 'Development Hell'.

Gaghan zbuloi se Ledger kishte me vete një skenar për filmin e tij 'Blink: The Power of Thinking Without Thinking' kur ai ndërroi jetë. Babai i Ledger-it i telefonoi Gaghan-it për ta informuar për lajmin.

"Ata ishin atje me trupin, dhe skenari ynë ishte në shtrat me të, dhe libri i tij ishte në tryezën e krevatit. Mendoj se numri im ishte në skenar,” rrëfen Gaghan.

Gaghan ishte në aeroport me gruan e tij, Minnie Mortimer, kur mori telefonatën.

"Unë u rrëzova, diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Këmbët e mia u lëshuan. U ula dhe mendova, "Çfarë?", tha ai. “Ishte shumë e trishtueshme”.

Vdekja e Ledger pati gjithashtu një ndikim të thellë në projektin filmik të tij. I gjithë roli ishte menduar për Ledger dhe vdekja e tij e ndaloi projektin.

"Unë u afrova shumë, shumë me të menjëherë. Kisha një lidhje të vërtetë me të që ishte diçka e pazakontë dhe vërtet e veçantë për mua."

Stephen konsideroi Leonardo DiCaprio për rolin, por në fund vendosi të heqë dorë nga filmi.

"U emocionova shumë dhe fillova ta shihja atë si personazhin kryesor. Sapo fillova ta shikoja, nuk mund të ndaloja dhe padyshim në një farë mënyre ishte shumë delikate.”

Të këshilluara

Rita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin. Artistja  tha se kjo ka qenë një luftë e vazhduesh...

18:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI