Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shehi psikolog me lojtarët: “Duhet të jeni krenar për trofetë e derbit e fituar”. Devolli nuk heq dorë nga Kukësi

Lapsi.al 1 March 2024
Shehi psikolog me lojtarët: “Duhet të jeni krenar për

“E vërtetë që vinim pas një ndeshje të humbur ndërsa më parë kishim fituar derbin e kishim ngarkesë. Kur humbet, pret të reagosh. Presioni në klasifikim është prezent, por kemi arritur të punojmë e gjejmë masën të jemi të qetë se lufta vazhdon, gara është e gjatë. Skuadrës i kam thënë që sot duhej skuadër krenare, ka arritur gjithçka mirë, duhet të jenë krenarë për trofetë e derbit që kanë fituar”. Orges Shehi ka zgjedhur mënyrën e psikologjisë për të nxjerrë nga ngërçi skuadrën. E duke parë 3-0 me të cilin likuidoi Kukësin, ndoshta ia ka arritur. Tekniku i Partizanit kërkon të kthejë entuziazmin dhe qetësinë në grupin skuadër: “Duhet të shohin çdo gjë me pozitivitet, normale që në futboll ka ditë të mira e të këqija. Ishte fitore e rëndësishme edhe pse luanim ndaj një kundërshtari të vendit të fundit”.

Shehi pastaj u ndal te mungesat, që edhe këtë ndeshje ishin pesë. “Është e vërtetë që nuk kemi qenë asnjëherë të plotë. Duke qenë i plotë, mund të ndërtosh plan A, B apo C. Ne na kanë ndodhur dëmtime, fatkeqësi, kartonë, disa dëmtime kanë ardhur nga hiç apo qesharake si kanë ndodhur. Por duhet të përshtatemi. Kjo fazë është e rëndësishme për “Final Four”. Nuk qajmë çfarë ka ikur, por të jemi pozitiv e mendojmë për të nesërmen që vjen shumë shpejt”.

Pastaj tekniku bëhet mburojë për Christian Mba, që nuk po shënon: “Mba është një lojtar që kërkojmë ta kemi në zonë, nuk duam të tërhiqet shumë por të jetë i rrezikshëm në zonë. Mba është pikë referimi e jona, nuk duam ta zbresim poshtë por ta kemi pikë referimi aty. Ai është një lojtar i yni i rëndësishëm, nuk e vëmë asnjëherë në dyshim”, tha Shehi.

DEVOLLI: “LOJA VAZHDON”

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm dy tre raste, por nuk arritëm të finalizonim, edhe kjo është për meritë të portierit të Partizanit”. Bledar Devolli mundohet të shohë pozitivisht, edhe pas 3-0 me Partizanin, që e mban të fundit Kukësin. Tekniku ka vetëm humbje që kur ka marrë skuadrën por nuk dorëzohet: “Unë duhet të mësoj lojtarët që të jenë agresivë, mund të marrësh një gol, por nuk duhet të dorëzohen, loja vazhdon. Disa janë për herë të parë në Superiore, por duhet ti mësojmë këta djem të rinj të luajnë, do të vazhdojmë garën”.

Lexo më tej: Video/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit

Devolli u mundua të inkurajojë sidomos lojtarët e rinj, por edhe gjithë lojtarët, që po shohin anijen të mbytet: “Nuk duhet të mërzitemi, por duhet të vazhdojmë punën. Golin e dytë e pësuam në tranzicion sic na ndodhi me Erzenin, por thashë janë djem të rinj, kanë nevojë të rriten. Sa bëmë ndërrimet pësuam sërish, dhe më vjen inat. Normale ne do të bëjmë punën tonë, nuk duhet të shikojnë renditjen, do të mbajmë entuziasmin”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI