Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Stevo Pendarovski kërkon edhe një mandat tjetër si President

Lapsi.al 1 March 2024
Stevo Pendarovski kërkon edhe një mandat tjetër si President

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.

Pendarovski tha se kandidaturën e shpalli pas mbështetjes publike që ka marrë nga qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme për t’u nominuar edhe për një mandat në krye të shtetit.

Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.

“Arsyeja e parë e kandidimit është se po e përfundoj mandatin e presidentit pa asnjë aferë korruptive, pa asnjë gabim strategjik, asnjë rast të nepotizmit lidhur me familjen apo bashkëpunëtorët e mi”, tha Pendarovski.

“Isha koordinator nacional për NATO-n dhe gjatë mandatit tim të parë u bëmë anëtare e Aleancës Veriatlantike. Gjatë mandatit të dytë pres që të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.Marrëdhëniet ndëretnike, sipas Pendarovskit, mbeten shtylla e kohezionit dhe e stabilitetit të brendshëm, andaj edhe kërkoi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në zgjedhjet presidenciale.

“Unë jam maqedon, por në këto pesë vjet të mandatit tim nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që përkatësia ime etnike të ketë qenë arsyeje që dikë ta favorizoj apo degradoj”, theksoi Pendarovski.

Duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi, Pandarovski tha se është kundër një kërkese të tillë, pasi zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do t’i jepte kreut të shtetit fuqinë që merr nga populli përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

”Unë gjatë mandatit tim kam refuzuar disa kërkesa të partive politike dhe jam i bindur se sikur të isha zgjedhur në Kuvend, po atë ditë do të shkarkohesha nga pozita e presidentit”, tha Pendarovski.Përveç Pendarovskit, kandidaturat për zgjedhjet presidenciale i kanë shpallur edhe tetë kandidatë të tjerë, por prej tyre deri tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në garën zgjedhore i kanë grumbulluar Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari, kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Maksim Dimitrievski nga Partia ZNAM (Për Maqedoninë tonë).

VMRO DPMNE-ja, në opozitë, kandidaturën e Biljana Siljanovska-Davkovës do të shpallë të shtunën, më 2 mars.

Afati i paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjet presidenciale skadon më 8 mars.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./REL

Të këshilluara

Plagoset me armë 32-vjeçari në Koplik

Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këm...

20:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI