Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

AIA pezullon arbitrin Di Bello për një muaj: “Në pjesën e dytë i doli ndeshja nga kontrolli”

Lapsi.al 2 March 2024
AIA pezullon arbitrin Di Bello për një muaj: “Në

Një muaj pezullim për shkak të një menaxhimi të ndeshjes e cilësuar nga drejtuesit e AIA si katastrofike. Nuk po shkon mirë për Marco Di Bello, arbitri i Lazio-Milan, pasi është vënë në shënjestër të tifozëve bardhekaltër për orë të tëra. Di Bello madje është kontestuar nga vetë shefat e tij. Arbitri nga Brindizi, i cili gjithashtu kishte bërë bujë këtë sezon gjatë Juve-Bologna, ngeli në klasë për drejtimin e tij në përgjithësi, megjithëse bëri zgjedhjen e duhur në disa episode kyçe.

Cilët? Penalltia e munguar për faullin e pretenduar të Maignan ndaj Castellanos dhe kartoni i dytë i verdhë për Pellegrini. Në këto dy raste, shkruan Corriere della Sera pas konsultimit me burimet në AIA, Di Bello nuk ka gabuar aspak. Megjithatë, që atëherë, shumë gabime që e bënë presidentin Lotito dhe të gjithë klanin e Lazios të zemërohen.

Lexo më tej: Lotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: "Na përdhunuan, historia e një vdekje të lajmëruar"

Sipas drejtuesve të Shoqatës Italiane të Arbitrave AIA, arbitri 42-vjeçar nuk e ka kontrolluar ndeshjen në pjesën e dytë, e cila u mbyll me 11 të verdhë dhe 3 të kuq. E kjo do t'i kushtojë shtrenjtë: një muaj pezullim me siguri. Nuk është ndalesa e pare, në fakt, për gabime të mëdha në këtë vit sportiv.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI