Flash

Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman me 82 vota

Lapsi.al 2 March 2024
Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman me 82 vota

Kreu i Komunitetit Mysliman do të vazhdojë të jetë Bujar Spahiu. Ai u rizgjodh me 82 vota për një mandat të dytë dhe në fund të procesit të zgjedhjeve ka mbajtur një fjalim para besimtarëve në ambjentet e komunitetit.

"Ridhënia e besimit nga ana juaj pas një mandati, tregon se pritshmëritë tuaja mbeten shumë të larta.

Do të mundohem të jem shërbëtor i parimeve më të larta të fesë. Do ndjek rrugën dhe moralin më të lartë të profetit Muhamed me devocion dhe përkushtim. Do vazhdoj të dëgjoj kritikat e sinqerta ndaj meje dhe institucionit të Komunitetit Mysliman që është shembull në respektimin e lirisë së shprehjes dhe mendimit. Përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë" ka thënë Spahiu.

Kreu i rizgjedhur i Komunitetit Mysliman i është drejtuar edhe me një mesazh protestuesve që kanë kundërshtuar atë që e quajnë uzurpim të institucionit nga gylenistët.

"Kam qenë do jem i hapur ndaj kritikave konstruktive dhe i inkurajoj t'i shprehin lirisht. Cilido prej jush do gjejë tek institucioni një atmosferë të lirë të shprehjes deri në masën që i shërben qëllimit dhe misionit tonë. Por institucioni nuk do të ngurrojë të ndjekë rrugët ligjorë ndaj kujtdo që nxit urrejtje pa fakte mes besimtarëve. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë vazhdues i traditës. Ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkupitmi. Kemi ruajtur dhe do ta ruajmë këtë traditë" u shpreh Spahiu.

Rizgjedhja e Spahiut u kontestua nga disa shoqata myslimanësh që dolën në protestë me thirrjet "Gylenistë nuk ju duam". Ndërkohë dy javë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Turqi ku presidenti Erdogan i kërkoi largimin e anëtarëve të organizatës FETO, që Turqia e ka shpallur organizatë terroriste.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI