Flash

"Gylenistë nuk ju duam" protestë para Komunitetit Mysliman në Tiranë

Lapsi.al 2 March 2024
"Gylenistë nuk ju duam" protestë para Komunitetit Mysliman

Këtë të shtunë po zhvillon zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi po mbahet në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Ndërsa kandidatë janë kryetari aktual Bujar Spahiu, i cili po kandidon sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. Sakaq, janë 97 anëtarë të komunitetit që pritet të votojnë për këtë post.

Paralalelisht me zgjedhjet po zhvillohet një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë në këtë mënyrë i kontenstojnë zgjedhjet. Gazetarja Ema Shazivari raporton se ata akuzojnë komunitetin Mysliman, që është kapur nga Shoqata Gyleniste, që ata po e kundërshtojnë. Ndërkohë mbajnë në duar pankarta me thirrje për pakënaqësi. Ky tubim është njoftuar edhe më herët, duke njoftuar edhe policinë e shtetit të marrë masa.

Dy javë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Ankara për një takim me presidentin turk Erdogan. Gjatë konferencës së përbashkët, Erdogan përsëriti kërkesën ndaj Shqipërisë për largimin e anëtarëve të organizatës FETO, të ashtuquajturit gylenistë, që sipas Turqisë janë në krye të Komunitetit Mysliman. Pikërisht për këtë arsye, Turqia mban peng xhaminë në qendër të Tiranës që ka përfunduar por ende nuk është dorëzuar për komunitetin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI