Flash

Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”

Lapsi.al 2 March 2024
Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë në vendin e tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore, pasi një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë i kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona. Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Rusia vazhdon të godasë civilët”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë”, ka thënë ai. Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara, në vlerë të 60 miliardë dollarëve, është e bllokuar në Kongres prej disa republikanëve konservatorë.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 17 dronë iranianë Shahed përgjatë natës dhe tri raketa. Autoritetet ukrainase kanë thënë se i kanë rrëzuar 14 dronë, mirëpo mbetjet e tyre kanë rënë në ndërtesat e banimit në Odesa dhe Harkiv.

Gjysma e gjithë municioneve të premtuara perëndimore pritet të arrijnë në Ukrainë më vonë gjatë vitit, derisa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se çdo vonesë do të kushtojë me jetë dhe territore. Forcat ushtarake ruse kanë avancuar muajin e kaluar në pjesën perëndimore, duke e marrë kontrollon e Avdivkas dhe disa fshatrave.

Komandanti i ri i ushtrisë ukrainas Oleksandr Syrsky, ka thënë të shtunën, pas një vizite në vijën e frontit, se “situata është e vështirë, por e kontrollueshme”.

Rusia ka shprehur zemërim së fundi edhe rreth asaj që duket se është rrjedhje e një diskutimi të ushtrisë gjermane për Ukrainën, në të cilin zyrtarët dyshohet se kanë diskutuar për sulme me raketa në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është zotuar të shtunën për një hetim të plotë, pasi shefja e mediumit rus RT, që gëzon përkrahjen e shtetit, e ka publikuar një audio-incizim në rrjetet sociale, çka potencialisht mund të përbëjë turpërim të madh për Berlinin./ REL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI