Flash

Bandat shpërthejnë burgun me 4 mijë të dënuar në Haiti

Lapsi.al 3 March 2024
Bandat shpërthejnë burgun me 4 mijë të dënuar në

Banda të armatosura sulmuan burgun kryesor në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince duke liruar shumë të burgosur. Shumica dërrmuese e rreth 4 mijë burrave që mbaheshin atje tashmë janë arratisur, tha një gazetar lokal për BBC News. Mes të arrestuarve kishte anëtarë të bandës të akuzuar për vrasjen e presidentit Jovenel Moïse në vitin 2021. Dhuna në Haiti, vendi më i varfër në Amerikë, është përkeqësuar vitet e fundit.

Bandat që synojnë të rrëzojnë kryeministrin Ariel Henry kontrollojnë 80% të kryeqytetit Port-au-Prince. Rritja e fundit e dhunës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin në Haiti të një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia. Pas kësaj kreu i bandës Jimmy Chérizier (i mbiquajtur "Barbecue") shpalli një sulm të koordinuar për ta rrëzuar kryeministrin.

“Të gjithë ne, grupet e armatosura në qytetet provinciale dhe grupet e armatosura në kryeqytet, jemi të bashkuar”, - tha ish-oficeri i policisë, i cili mendohet se qëndron pas disa masakrave në Port-au-Prince. Vala e të shtënave la 4 policë të vdekur dhe 5 të plagosur. Ambasada franceze në Haiti këshilloi që të mos udhëtohet brenda dhe përreth kryeqytetit. Sindikata e policisë së Haitit i kërkoi ushtrisë të ndihmonte në mbrojtjen e burgut, por kompleksi u sulmua në orët e vona të së shtunës.

Të dielën dyert e burgut ishin ende të hapura dhe nuk kishte shenja të oficerëve. Tre të burgosur që ishin ende të shtrirë të vdekur në oborr. Një punonjës vullnetar i burgut u tha gazetarëve të Reuters se 99 të burgosur, duke përfshirë ish-ushtarët kolumbianë të burgosur për vrasjen e Presidentit Moïse kishin zgjedhur të qëndronin në qelitë e tyre nga frika se mos vriteshin. Dhuna është përhapur që nga vrasja e Presidentit Moïse. Ai nuk është zëvendësuar dhe zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga viti 2016.

Sipas një marrëveshjeje politike, zgjedhjet do të mbaheshin dhe kryeministri Henry duhej të tërhiqej deri më 7 shkurt, por kjo nuk ndodhi. Në janar, OKB tha se më shumë se 8400 njerëz ishin viktima të dhunës së bandave të Haitit vitin e kaluar, duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet, më shumë se dyfishi i vitit 2022. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI