Flash

Izraeli mban pezull negociatat për armëpushim në Gaza

Lapsi.al 3 March 2024
Izraeli mban pezull negociatat për armëpushim në Gaza

Mbeten pezull bisedimet për një armëpushim në Gaza. Ndërmjetësuesit e Katarit dhe përfaqësuesit e Hamasi kanë mbërritur në kryeqytetin egjiptian, Kajro, por kanë munguar ata të Izraelit që thuhet se kërkon siguri për fatin e pengjeve përpara se të marrë pjesë në bisedime. Një zyrtar amerikan i paidentifikuar i tha BBC se Izraeli e ka "pranuar pak a shumë" marrëveshjen.

Megjithatë mediat izraelite thonë se Hamasi po refuzon të konfirmojë se cilët nga pengjet e tij janë ende gjallë, kështu që Izraeli nuk do të marrë pjesë. Shtetet e Bashkuara thonë se një pauzë 6-javore do të sjellë lirimin e më shumë pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Në Egjipt mendohet se përveç ndërmjetësuesve nga Katari ka edhe nga SHBA.

Presioni për një marrëveshje u intensifikua pas incidentit të së enjtes jashtë qytetit të Gazës në veri të territorit, ku të paktën 112 njerëz u vranë ndërsa turmat nxituan një kolonë ndihmash. Hamasi ka akuzuar Izraelin se ka qëlluar mbi civilët teksa po përpiqeshin të merrnin ushqime. Izraeli e ka mohuar këtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI