Flash

Justin Bieber nderohet me një statujë të re dylli

Lapsi.al 3 March 2024
Justin Bieber nderohet me një statujë të re dylli

Për nder të ditëlindjes së tij të 30-të, Justin Bieber u nderua me një figurë të re dylli, të zbuluar nga Madame Tussauds.

Statuja e Bieber-it me përmasa reale, e cila tani është e ekspozuar në vendndodhjen e muzeut në Hollywood, Kaliforni, përfshin disa detajw si tatuazhet e tij në qafë dhe të njëjtën xhaketë dhe veshje që ai vesh në videoklipin e tij  për "Peaches".

Për të festuar këtë rast, Madame Tussauds organizoi një festë ditëlindjeje si për Bieber- e vërtetë, ashtu edhe për Bieber-in e rremë, duke i ftuar fansat të ndalojnë për kënaqësi, selfie dhe muzikë në Hollywood.

Figura e re prej dylli është vetëm një nga shumë që Madame Tussauds ka krijuar në nder të tij gjatë viteve. Sipas faqes së internetit të muzeut, ka pasur figura dylli të modeluara sipas artistit të ekspozuara në muzetë e tij në mbarë botën, në qytete duke përfshirë Las Vegas, Nju Jork dhe Londër.

Teksa mbushi 30 vjeç, miqtë dhe familja e Justin e kanë festuar me postime të ëmbla në rrjetet sociale. Të premten, gruaja Hailey Bieber i uroi burrit të saj ditëlindjen në Instagram duke publikuar disa foto të çiftit së bashku. "30!!!!!!!????!!??????!!!! ". Gëzuar ditëlindjen... dashuria e jetës sime."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Brit Awards 2024: Lista e plotë e fituesve

Brit Awards 2024, u mbajt në 2 mars, në një mbrëmje që nderoi muzikantët më të mirë të vitit me triumfuese artisten e re të muzikës pop. Raye vendosi një rek...

13:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI