Flash

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona Iris Apfel

Lapsi.al 3 March 2024
Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona Iris Apfel

Iris Apfel ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Në llogarinë e saj në Instagram është publikuar një foto e dizajneres së interiorit, e cila shfaqet e buzëqeshur. Në foto shkruhet: “Iris Barrel Apfel, 29 gusht – 1 mars 2024”.

Lajmi i saj  u konfirmua gjithashtu nga një zëdhënës, Stu Loeser, i cili tha për New York Times se ikona kishte ndërruar jetë në shtëpinë e saj, në Palm Beach.

Apfel njihet për veshjet e saj shumëngjyrëshe, bizhuteritë dhe syzet e mëdha, të cilat frymëzuan edhe një ekspozitë të zhvilluar në vitin 2005 në “Metropolitan Museum of Art’s Costume Insititute”.

Ajo e nisi karrierën e saj në botën e reklamave, ku punonte si copywriter në “Women’s Wear Daily”, pranë dizajnerit të interiorit, Elinor Johnson. Në vitin 1948,  u martua me Carl Apfel, me të cilin nisi një firmë materialesh tekstike dhe hoqën dorë prej saj 44 vite më vonë.

Apfel ka qenë pjesë gjithashtu  e projekteve të ndryshme dizenjimi dhe restaurimi, përfshirë edhe rinovimin e Shtëpisë së Bardhë për 9 presidentë: Harry S. Truman, Dwight D. Eisenhower, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe Bill Clinton./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI